Televisori

5 vjet garanci në televizorët Samsung UHD, PUHD dhe QLED me veçori të avancuara që do të sjellin miliarda ngjyra në shtëpinë tuaj dhe do të zgjojnë tërë shqisat tuaja.

Për të gjithë televizorët QLED të blerë nga 01.10 deri me 31.12.2018, ju merrni edhe 10 vite garancion pa efekt Burn-in.

Rregullat dhe kushtet e plota Modele të cilat janë të përfshira në promovim

Frigorifer & Lavatriçe

Shumë gjëra mund të ndodhin për pesë vjet, prandaj ju ofrojmë 5 vjet garanci për të gjithë frigoriferët dhe lavatriçet..

Garancia 5 vjeçare për të gjithë frigoriferët dhe lavatriçet vlen për pajisjet e blera gjatë periudhës prej 15.2. deri më 31.12.2018.
Tharëset Samsung janë në promocion vetëm në periudhën prej 15.2. deri me 30.4.2018.

Rregullat dhe kushtet e plota Modele të cilat janë të përfshira në promovim

Elektroshtëpiake inkaso

Shumë gjëra mund të ndodhin për pesë vjet, prandaj ju ofrojmë 5 vjet garanci për produktet e bardha Inkaso (sobë, suprinë dhe aspirator).

Vlen prej 15/2/2018 deri me 31/12/2018

Rregullat dhe kushtet e plota Modele të cilat janë të përfshira në promovim

Për fshesat me korrent Samsung

5 vjet garancion në fshesat me korent Samsung që kanë performanca të avancuara dhe dizajn bashkëkohor që ofrojnë fuqi të jashtëzakonshme të pastrimit.

Vlen prej 15/2/2018 deri me 31/12/2018

Rregullat dhe kushtet e plota Modele të cilat janë të përfshira në promovim

Në mënyrë që të fitoni të drejtën për garanci 5 vjeçare, pajisja duhet të regjistrohet në faqen e internetit samsung5vitegaranci.al më së largu 60 ditë nga dita e blerjes.

Në rast se keni nevojë për ndonjë informacion shtesë, ato mund t’i merrni përmes shërbimit të konsumatorëve 045 620 202, me çmimin e thirrjes lokale për rrjetin fiks dhe mobil.

Numri i Mbështetjes së Klientit:

SHQIPERIA
ELEKTROSERVIS
Tel: 00355 4 2278131 (TV, frigoriferët dhe lavatriçet)

EXPERTSERVIS
Tel: 00355 44 80 60 61 (TV, frigoriferët dhe lavatriçet)

KOSOVO
KSC
Tel: 00377 44 358 045

DATA PROJECT
Tel: 0038649686667

(me çmim të thirrjes lokale për rrjetin fiks dhe mobil)

Ju lutem vendosni detajet tuaja më poshtë:
Të gjitha fushat e shënuara me (*) janë të detyrueshme

Detajet e blerjes së produktit

Si ta gjej

Duke klikuar butonin „Regjistrim“ unë i jap Samsung Electronics Austria GmbH, filialit vendas dhe nënkontraktorëve të tij, pëlqimin tim të shprehur për të mbledhur të dhënat e mia personale përmes kësaj platforme elektronike, dhe për të përdorur të dhënat e mia personale për qëllimin e regjistrimit të pajisjes që kam blerë, për ofrimin e shërbimeve nga qëndra e shërbimit Samsung gjatë periudhës 5 vjeçare të garancisë, si dhe për të më kontaktuar në lidhje me sa më sipër. Unë jam njohur me politikën e privatësisë të Samsung e cila është e disponueshme në: http://www.samsung.com/al/privacy dhe jap pëlqimin tim të shprehur që të dhënat e mia personale të përpunohen dhe përdoren në përputhje me këtë politikë privatësie.
Unë jam gjithashtu në dijeni për sa më poshtë:
- që Samsung Electronics Austria GmbH, Podružnica Zagreb, Radnička cesta 37, Zagreb, Hrvatska, është kontrolluesi i të dhënave personale,
- që mbledhja e të dhënave personale për qëllimin e këtij promocioni është vullnetare dhe nëse unë zgjedh që të mos i ndaj të dhënat e mia personale me Samsung, unë nuk do të mund të përfitoj nga garancia 5 vjeçare,
- që me kërkesën time, kontrolluesi i të dhënave personale që citohet më lart, do të përditësojë, korrigjojë apo fshijë të dhënat e mia personale nëse ato janë të paplota, të pasakta apo të pa përditësuara, dhe nëse përpunimi i tyre nuk bëhet në përputhje me ligjin e zbatueshëm.